Follow us on:

Pajisja me Certifikata të Gjendjes Civile

Certifikatat që mund të lëshohen nga shërbimi konsullor janë:
 
  • Ekstrakt nga Regjistri Qëndror i Gjendjes Civile
  • Certifikata e lindjes
  • Certifikata e martesës
  • Certifikata e gjendjes martesore
  • Certifikata e shtetësisë
  • Certifikatae vdekjes
  • Certifikatae vendbanimit 

VËREJTJE E RËNDËSISHME:

Ky shërbim është i mundur vetëm për shtetasit e përfshirë në Regjistrin Qëndror të Gjendjes Civile (të regjistruar pas 18 Shkurt 2013)    

Shtetasit të cilët nuk janë regjistruar, ose nuk kanë marrë asnjë shërbim në zyrat e gjendjes civile pas datës së sipërpërmendur, mund të pajisen me certifikata vetëm pas përfshirjes në këtë sistem.

Përfshirja në sistem bëhet personalisht në Komunën përkatëse në Kosovë, ose përmes personit ligjërisht të autorizuar.

Certifikatat e lëshuara nga Shërbimi Konsullor, i nënshtrohen legalizimit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belgjikës (kur një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet belge).

 
 
KUJDES!!!: duhet të pyetet autoriteti ku do të dorëzohet certifikata, a pranohet certifikata e lëshuar nga Shërbimi Konsullor me vulë Legalizuese, apo kërkohet domosdoshmërisht e lëshuar nga vendi i origjinës dhe me vulë Apostille të autoritetit kompetent në Kosovë.