Follow us on:

Ambasadori Dugolli i dorëzon letrat kredenciale Dukës së Madh Henri

Ambasadori Dugolli i dorëzon letrat kredenciale Dukës së Madh të Luksemburgut Henri

 

Pas dekretimit nga ana e Presidentes Jahjaga si Ambasador jorezident në Dukatën e Madhe të Luksemburgut, Ambasadori Dugolli i ka dorëzuar letrat kredenciale Dukës së Madh Henri.

 

Krahas ceremonisë së dorëzimit të letrave, në këmbimin e rastit janë nënvizuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe zotimi i Ambasadorit që të njëjtat të forcohen tutje.

 

Duka i Madh Henri është interesuar në detaje për gjendjen aktuale në Kosovë, në veçanti në raport me synimet e vendit për integrim në BE dhe NATO, duke shprehur përkushtimin për vazhdim të përkrahjes tejet të vlefshme të Kosovës nga ana e Luksemburgut.