Follow us on:

Shfaqja e dokumentarit “The Agreement”

Bruksel, 22 maj 2014 – Sot në Goethe Institute, Bruksel është shfaqur dokumentari “The Agreement” (Marrëveshja) drejtuar dhe punuar nga Karen Stockkendal Paulsen. Shfaqja e dokumentarit “The Agreement” u organizua nga zyra e Kombeve të Bashkuara në Bruksel dhe Misioni i Danimarkës pranë BE-së.

Dokumentari shtjellon dhe prezanton procesin nga fillimi i negociatave teknike deri tek arritja e marrëveshjes së 19 Prillit. Protagonist kryesor të dokumentarit janë negociatorët:  Robert Cooper, nga Shërbimi Evropian për Veprime të Jashtme,  kryenegociatorja e Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe kryenegociatori i Republikës së Serbisë,  Borko Stefanoviq.

Të pranishëm në shfaqjen e këtij dokumentari ishin: z. Cooper, EEAS, z. Stefan Lehne, Carnegie Europe, znj. Karen Stokkendal Poulsen, regjisore, Zëvendëskryeministrja znj. Edita Tahiri, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bruksel znj. Mimoza Ahmetaj si dhe shumë përfaqësues të misioneve diplomatike të shteteve të ndryshme duke përfshirë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Pas shfaqjes së dokumentarit, u hap diskutimi me publikun me panelin e përbëra nga: z. Cooper, z. Lehne dhe znj. Stokkendal, me ç’rast pat pyetje dhe diskutim edhe me zëvendëskryeministren znj.Tahiri lidhur me marrëveshjen e 19 Prillit.