Follow us on:

FTESË PËR BASHKBISEDIM ME BASHKATDHETARËT TANË PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

I/E nderuar zotëri/zonjë,

Gjatë javës së ardhshme një delegacion i zyrtarëve nga qeveria e Kosovës të cilët merren me çështje të ndërlidhura me Liberalizimin e Vizave për Kosovën do të vizitoj Brukselin.

Delegacioni është i përbërë nga koordinatorët teknik të dialogut për liberalizim të vizave nga Ministria e Integrimit Evropian dhe Ministria e Punëve të Brendshme si dhe zyrtarë tjerë të nivelit teknik nga institucionet e Republikës së Kosovës. Qëllimi i vizitës së tyre është që të zhvillojnë takime me institucionet përgjegjëse të Bashkimit Evropian për t’i informuar ato për përmbushjen e kushteve të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, dhe të njëjtën kohë të zhvillojnë edhe një takim me përfaqësues të diasporës Kosovare.

E shfrytëzojmë rastin e pranisë së tyre në Bruksel për t’ju ftuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel në një takim që mbahet të mërkurën më datën 4 qershor prej orës 18:00 për një prezantim dhe bashkëbisedim mbi këtë temë, dhe me fokus të veçantë në ndikimin e migrimit të parregullt në politikat e BE-së për liberalizim të vizave.  Besojmë që kjo do të ishte një mundësi  e mirë që të informoheni më shumë për këtë proces nga niveli teknik i zyrtarëve dhe të njëjtën kohë të ofroni edhe perspektivat e tuaja mbi këtë temë që padyshim se do të ishte shumë e dobishme për institucionet tona.

Shpresojmë se do të keni mundësi të na bashkëngjiteni edhe ju. Ju lutem që të na lajmëroni për pjesëmarrjen tuaj duke iu përgjigjur këtij e-maili apo përmes detajeve kontaktuese më poshtë.

Ju mirëpresim,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel.
Avenue Roger Vandendriessche 38
1150 Brussels

Tel. + 32 2 773 27 00
Fax. +32 2 773 27 09
E-mail: embassy.belgium@rks-gov.net