Follow us on:

Platforma e Ballkanit Perëndimor për aftësim dhe trajnim

Bruksel, 19-20 qershor 2014 - Në Bruksel sot është mbajtur takimi i tretë ndërministror lidhur me aftësimin dhe trajnimin e mësimdhënësve, me pjesëmarrje të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosjna dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Ky takim kishte për qëllim prezantimin e raporteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor të nxjerra nga hulumtimi i Komisionit Evropian nga viti 2010, 2012 dhe 2012, sfidat dhe rekomandimet që kanë dal nga ky raport. Krahas të gjeturave nga raportet në këtë takim janë prezantuar nga ministrat e këtyre vendeve  edhe te arriturat e këtyre vendeve, sfidat dhe rekomandimet nga periudha e kaluar.

Në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, prezantoi edhe Republika e Kosovës nga Ministri i Arsimit, z. Ramë Buja. Në këtë takim mjaft të rëndësishëm u prezantuan çështjet lidhur me  progresin e arritur në aftësimin dhe zhvillimin profesional të mësimdhënies. Kosova tani gjendet në fazën e ristrukturimit dhe standardizimit të kualifikimit dhe ZHPM dhe MASHT ka vënë si prioritet ZHPM dhe Licencimin e mësimdhënësve si çështje me mjaft rëndësi në zbatimin e reformës në arsim, pikërisht në zbatimin e Kurrikulit të ri të Kosovës.

 Çështjet  më të rëndësishme që u  theksuan ishin:

•       MAShT ka hartuar KKK  për  zbatimin e të cilit kemi hartuar kompetencat për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
•       Është hartuar korniza ligjore për Licencimin, ZHPM, Financimin e ZHM dhe vlerësimin e performancës së mësimdhënësve.
•       Është krijuar baza e të dhënave për licencimin e mësimdhënësve dhe janë licencuara 22.353 mësimdhënës.
•       Është punuar edhe në reformimin e Fakultetit të  Edukimit në përgatitjen e  mësimdhënësve të rinj në programin fillor dhe parafillor ku fokus do të jetë Kurrikuli i ri i Kosovës si dhe hapjen e institutit për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
Në këtë takim u prezantuan edhe sfidat lidhur me zbatimin e kornizës ligjore për ZHPM,
•       Përgatitja e kuadrove te Fakultetit të Edukimit për kualifikime
•       Procesi i akreditimit të programeve akademike.
•       Mundësitë për përkrahje të programit Tempus, Erasmus, IPA etj.