Follow us on:

Delegacioni i përfaqësuesve serb nga Kosova në vizitë zyrtare në Bruksel

Delegacioni i përfaqësuesve serb nga Kosova në përbërje z. Sllobodan Petroviq (Nën-kryetar i Kuvendit të Kosovës), z. Nenad Rashiq (Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale), z Bratisllav Nikoliq (Kryetar i komunës së Shtërpces), qëndroi në vizitë në Bruksel.

Gjatë qëndrimit të tyre në Bruksel përfaqësuesit nga Kosova u drejtuan grupit të liberalëve, anëtarë të Parlamentit Evropian, ku folën për sfidat e thyerjes së bojkotit dhe vet-izolimit. Në sesionin e moderuar nga euro-deputeti Jelko Kacin, përfaqësuesit e institucioneve kosovare informua pjesëmarrësit me gjendjen aktuale në Kosovë dhe angazhimet  e tyre në konsolidimin e institucioneve demokratike. Delegacioni nga Kosova gjatë ditës ka pasur takime të ndara me një numër euro-deputetësh dhe përfaqësuesisht të Komisionit Evropian.