Follow us on:

Komisioni Evropian miratoi rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën

Bruksel, 4 maj 2016 – Në takimin e Kolegjit të Komisonerëve, Komisioni Evropian i ka rekomanduar Këshillit dhe Parlamentit Evropian që të bëhet heqja e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo erdhi pasi që Komisioni vlerësoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave. Në konferencën për shtyp te mbajtur pas takimit, Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos theksoi se “Sot ne po vazhdojmë me përkushtimin tonë për propozim të udhëtimit pa viza në BE për qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike, duke lehtësuar kontaktet mes njerëzve dhe duke forcuar lidhjet biznesore, sociale e kulturore ndërmjet BE-së dhe Kosovës”. Më tej ai ka shtuar se “ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës në bërjen e reformave të gjera dhe të vështira në fushën e drejtësisë, punëve të brendshme dhe më gjerë, që kanë ndikim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi. E di sa i rëndësishëm është për popullin e Kosovës udhëtimi pa viza dhe jam shumë i kënaqur me progresin e arritur. Shpresoj që Parlamenti dhe Këshilli Evropian do ta miratojnë shumë shpejtë propozimin tonë”. Përfunduar Avramopoulos. Të drejtë udhëtimi pa viza do të kenë qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaportat biometrike. Përjashtimi i vizave parasheh udhëtim të shkurtër deri në 90 ditë për çfarëdo periudhe 180 ditore për qëllime biznesi, turistike ose familjare. Kushtet tjera për hyrje në zonën Shengen do të vazhdojnë të aplikohen, duke përfshirë nevojën për të dëshmuar mjete të mjaftueshme financiare dhe arsyen e udhëtimit. Përjashtimi i vizave nuk ofron të drejtën për punë në BE.