Follow us on:

Ministri Skender Hyseni zhvilloi takime me zyrtarë të lartë në Bruksel

Bruksel, 4 maj 2016 – Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka qëndruar për vizitë dy ditore në Bruksel.

Gjatë qëndrimit të tij ministri Hyseni u takua me Komisionarin Evropian për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos si dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme Belg, Jan Jambon. Gjatë takimit të Ministrit me Avramopoulos, u bë edhe njoftimi zyrtar se qytetarët e Republikës së Kosovës, së shpejti do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen.  Ministri Hyseni gjithashtu takoi ministrin e Punëve të Brendshme të Belgjikës Jan Jambon, me të cilin biseduan gjerësisht çështjet nga fushëveprimi i ministrive të linjës. Me këtë rast ministri Hyseni morri përkrahjen e plotë të homologut belg mes tjerash edhe për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave. Ministri Hyseni gjithashtu morri pjesë në Konferencën e organizuar nga Grupi i EPP të euro parlamentarëve, në temën “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në BE”, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e partive të qendrës së djathtë të ndërlidhura me Partinë Popullore Evropiane nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Hapjen e konference e bëri, kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE),  Joseph Daul i cili në Parlamentin Evropian mbajti një fjalë rreth perspektivës evropiane të Kosovës dhe Ballkanit.