Follow us on:

Ambasadorja Ahmetaj takoi ministrin për Bashkëpunim dhe Aksion Humanitar në Qeverinë e Luksemburgut Romain Schneider

Luksemburg, 10 maj 2016 – Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bruksel Mimoza Ahmetaj, ka takuar ministrin për Bashkëpunim dhe Aksion Humanitar të Luksemburgut, Romain Schneider.

Në takim u vlerësua lartë mbështetja e Luksemburgut në proceset kryesore për Kosovën si dhe u diskutua vazhdimi i mbështetjes zhvillimore përmes krijimit të një instumenti të parteritetit të bizneseve (Business Partnership Facility). Ambasadorja Ahmetaj e informoi ministrin Schneider për zhvillimet e fundit në Kosovë siç është hyrja në fuqi e MSA-së, aderimi në Konventën e Apostileve, rekomandimi pozitiv për liberalizim të vizave, si dhe frymën pozitive të krijuar si rezultat i pranimit te Kosoves në UEFA. Ambasadorja veçoi mbështetjen e Luksemburgut për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës përmes programit për shëndetësi, furnizim me ujë, dhe aftësimin profesional të kuadrove. Meqë Republika e Kosovës ka synim zhvillimin ekonomik, ambasadorja Ahmetaj propozoi mbajtjen e një forumi ekonomik mes bizneseve të të dyja vendeve. Në anën tjetër, ministri Shneider theksoi se Kosova është vendi i parë në Ballkan që gëzon mbështetje zhvillimore nga Luksemburgu dhe ata janë të kënaqur me projektet e mbështetura në shëndetësi dhe sistem të ujit të pijes dhe sanitari. Ministri informoi se do të vizitoj Kosovën me 25 tetor dhe të diskutoj për projektet bilaterale. Sa i përket forumit të bizneseve, ministri Shneider informoi për krijimin e një instrumenti të partneritetit të bizneseve (Business Partnership Facility) në fillim të prillit me ç’rast rreth 100 kompani të Luksemburgut kanë shprehur për të qenë pjesë e këtij projekti. Qëllimi i këtij partneriteti është krijimi i iniciativave biznesore me vendet partnere ndër të cilat është edhe Kosova.