Follow us on:

Ambasadori Bernard Nikaj prezanton kopjet e letrave kredenciale pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belgjikës

Bruksel, 20 korrik 2016 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, takoi sot zëvendës shefin e Protokollit në Ministrisë e Punëve të Jashtme, të Tregtisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Belgjikës, Ambasadorin Carl Peeters.

Gjatë këtij takimi Ambasadori Nikaj i prezantoi kopjet e letrave kredenciale, duke filluar kështu edhe zyrtarisht detyrën e tij në udhëheqje të misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Bruksel.  Gjatë këtij takimi Ambasadori Nikaj dhe Ambasadori Peeters biseduan për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës së Kosovës, duke përfshi perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe përforcimin e marrëdhënieve bilaterale  në të gjitha drejtimet,  dhe me theks të veçantë në bashkëpunimin ekomonik.