Follow us on:

Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Bruksel dhe Strasburg

Bruksel, 12 shtator 2016 - Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, qëndroi në Bruksel dhe Strasburg, ku zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian, NATO-s, Belgjikës, si dhe Këshillit të Evropës.

Gjatë qëndrimit në Bruksel dhe Strasburg, ministri Hoxhaj takoi Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Johannes Hahn, Komisioner për Zgjerim dhe Fqinjësi, Dimitris Avromopoulos, Komisioner për Punë të Brendshme Migracion dhe Shtetësi, Alexander Varshbow, zëvendëssekretar i Përgjithshëm i NATO-s, si dhe përfaqësues të tjerë në NATO, Didier Reynders, ministër i Jashtëm i Belgjikës, Thorbjorn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe shumë eurodeputet të Parlamentit Evropian.
 
Ministri Hoxhaj diskutoi gjerësisht zhvillimet e fundit politike në Kosovë, sfidat rajonale, procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjendja aktuale mbi implementimin e marrëveshjeve, dhe shumë cështje të tjera, por që temë qendrore kanë qenë - procesi i liberalizimit të vizave dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian pas nënshkrimit të MSA-së. Ministri Hoxhaj ka pranuar përkrahje të plotë nga të gjithë përfaqësuesit të BE-së, NATO dhe Belgjikë mbi procesin e integrimit Euro-Atlantik të Kosovës.