Follow us on:

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Bernard Nikaj ia dorëzoi letrat kredenciale Mbretit Filip të Belgjikës

Bruksel, 6 tetor 2016 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, Bernard Nikaj ia ka dorëzoi letrat kredenciale madhërisë së tij, Mbretit të Belgjikës Filip dhe zyrtarisht mori detyrën e tij ambasador fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës.

Ceremonia e prezantimit të kredencialeve u zhvillua në Pallatin Mbretëror të Belgjikës në Bruksel. Ambasadori Nikaj falënderoi madhërinë për pritjen dhe e siguroi mbretin Filip për angazhimin e tij për të bashkëpunuar ngushtë me autoritetet belge për të forcuar marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve, me qëllim të rritjes së shkëmbimit ekonomik dhe për të quar edhe më tej bashkëpunimin në agjendën e Kosovës në BE.

Ambasadori Nikaj u shoqërua në ceremoni nga ministër-këshilltar,  Labinot Hoxha, atasheu i mbrojtjes, nënkoloneli Ahmet Ajeti dhe sekretari i parë në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Valdrin Grainca.

Ambasadori Nikaj paraprakisht ka shërbyer më parë si Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës.