Follow us on:

Ministrja Dhurata Hoxha takon ministrin e Drejtësisë së Belgjikës

Bruksel, 25 nëntor 2016 - Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, ka qëndruar në Belgjikë, me ftesë të homologut të saj, Koen Geens, ministër i Drejtësisë së Belgjikës.

Gjatë takimit, ministrja Hoxha njoftoi homologun e saj belg, ministrin Geens për prioritetet në të cilat është fokusuar Ministria e Drejtësisë, siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit, rishikimin e legjislacionit, si dhe reformat në gjyqësor, me qellim të fuqizimit të sundimit të ligjit.

Ministri Geens vlerësoi lart punën që po bën Ministria e Drejtësisë, për të reformuar dhe fuqizuar sektorin e sundimit të ligjit dhe premtoi mbështetjen e Ministrisë që drejton, për reformat që po bën Ministria e Drejtësisë së Republikës se Kosovës.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite, Ministrja Hoxha, ka nënshkruar instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes së transferimit të burgosurve me Belgjikën.