Follow us on:

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, z. Reçica takoi homologun belg, z. Van Der Maelen

Bruksel, 30 janar 2017 – Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit belg, z. Elmi Reçica takoi Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Dirk Van Der Maelen.

Në takim z. Reçicafalenderoi homologun e tij për mbështetjen e Belgjikës  për popullin e Kosovës në shtet-formim dhezhvillimin socio-ekonomik. Z. Van Der Maelen u informua për punën e Kuvenditdhe rolin e tij në demokratizim të shoqërisë dhe promovim të shtetit në arenënndërkombëtare. Z. Reçica u shpreh se Republika e Kosovës është shtet funksionaldhe synon të jetë e zhvilluar ekonomikisht. E gjithë kjo është e mundur meorientimin strategjik drejt integrimit europian dhe euro-atlantik. KryetariReçica theksoi se Kosova është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira fqinjësoreme të gjitha shtetet në rajon. Ngriti shqetësimin për veprimet e fundit tëSërbisë dhe deklaratat e udhëheqësisë së saj të cilat nuk janë në frymënevro-atlantike. Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy Komisioneve, z.Reçica ftoi z. Van Der Maelen të vizitoj Kosovën.

Z. Van Der Maelen falendëroi z. Reçica për vizitën dhe informimin për zhvillimet e fundit.Theksoi se ka vizituar Kosovën tre herë, dhe si Kryetar i Komisionit kainteresim të madh për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Shprehu gatishmërinë përtë ndarë përvojën mes dy Komisioneve dhe të vizitoj Kosovën.