Follow us on:

Ambasadori Nikaj takoi Senatorin belg Pol Van Den Driessche

Bruksel, 22 shkurt 2017 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj ka takuar Senatorin belg, Pol Van Den Driessche, takim ky në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe me institucionet e Belgjikës. Senatori Pol Van Den Driessche është anëtar i Grupit të Miqësisë Belgjikë – Kosovë.

Në takim, senatori Van Den Driessche u informua për zhvillimet e fundit në Kosovë, bashkëpunimin mes dy shteteve tona, dhe arritjet e Republikës së Kosovës në relacion me NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Senatori Van Den Driessche shprehu kënaqësinë për përparimin e Kosovës në relacion me BE-në dhe zhvillimin ekonomik. 

 

Ambasadori Nikaj dhe Senatori Van Den Driessche shprehën interesimin për rritjen e bashkëpunimit ndërparlamentar përmes shkëmbimit të vizitave mes grupeve të miqësisë si dhe mbajtjen e takimeve gjatë vizitave të delegacioneve të Kosovës në Bruksel.