Follow us on:

Në Bruksel mbahet takimi i parë i nënkomiteti për bujqësi dhe peshkatari mes Kosovës dhe BE

Bruksel, 21 mars 2017 - Takimi i parë i nënkomitetit për Bujqësi dhe Peshkatari sipas MSA-së u mbajt sot në Bruksel.

Një delegacion i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, duke përfshirë Ministrinë e Integrimit Evropian, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, diskutuan me homologët e tyre në Komisionin Evropian  mbi përafrimin institucional, legjislativ dhe të politikave si dhe zhvillimet rreth zbatimit në Kosovë. Temat të cilat u mbuluan gjatë takimit ishin bujqësia, zhvillimi rural, pylltaria, peshkataria, siguria ushqimore, veterinaria dhe çështjet fitosanitare. Gjithashtu u zhvillua edhe një diskutim mbi ndihmën financiare përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit.