Follow us on:

Republika e Kosovës antarësohet në Organizatën Botërore të Doganave

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Belgjikës ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës për pranimin e instrumentit të aplikimit në Konventën themeluese të Këshillit për Bashkëpunim Doganor, depozitor i së cilës është Qeveria e Belgjikës. Republika e Kosovës është regjistruar si anëtare e Konventës nga data 25 janar 2017.

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Enver Hoxhaj vlerësoi se pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, anëtarësimi  në Organizatën Botërore të Doganave (OBD) është me rëndësinë më të madhe. 


Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në OBD i mundëson Doganës së Kosovës të merr pjesë si anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë, anëtarësim në konventa e instrumente tjera ndërkombëtare, ndihmon në tregtinë me shtetet tjera, etj. Në aspektin e brendshëm mundëson ndihmë teknike, modernizim dhe ndërtim të kapaciteteve. 


Organizata Botërore e Doganave (OBD) është organizatë ndërqeveritare e themeluar në vitin 1952 si Këshilli i Doganave për Bashkëpunim. Misioni i OBD është të përmirësoj efikasitetin dhe efiçencën e administratave doganore. Sot, OBD përbëhet nga 177 shtete përkatësisht 181 administrata doganore anembanë globit të cilat së bashku përfaqësojnë pothuajse 98% të tregut botëror.