Follow us on:

Ambasadori Nikaj mori pjesë në takimin përgatitor të KPSA-së

Strasburg, 5 prill 2017 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, mori pjesë në takimin e tretë përgatitor të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit (KPSA) në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Takimi i tretë i KPSA-së mes Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian do të mbahet më 20-21 prill në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, në takimin përgatitor, pjesëmarrës ishin eurodeputetë (anëtarë të KPSA-së), kryesuesi Tonino Picula, Ulrike Lunacek, Julia Ward, Jesenko Selimovic, Seljana Zovko, përfaqësues të kabinetit të Tanja Fajon, si dhe David Cullen -Drejtori i Sektorit për Kosovë dhe Maqedoni në Komisionin Evropian.

Temat të cilat u mbuluan gjatë takimit ishin: agjenda evropiane e Kosovës, procesi i njohjeve, zhvillimet politike, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, reformat ekonomike dhe sundimi i ligjit.