Follow us on:

Bashkëbisedim me eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein me temën “Integrimi Evropian i Ballkanit Perëndimor”

Bruksel, 11 prill 2017 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel, në bashkëpunim me Shoqatën Konica, organizuan një bashkëbisedim me eurodeputetët Eduard Kukan, nga grupi parlamentar EPP, nga Sllovakia dhe Knut Fleckenstein, nga grupi parlamentar S&D nga Gjermania. Temë e diskutimit ishte procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrës ishin edhe pjesëtarë të diasporës shqiptare.