Follow us on:

Formohet grupi i miqve të Kosovës në Parlamentin Evropian

Bruksel, 3 maj 2017 – Me ndihmën e zëvendës-presidentes së Parlamentit Evropian, raportuesja për Kosovë Ulrike Lunacek dhe shumë eurodeputetë të tjerë, u themelua grupi i miqësisë mes Kosovës dhe Parlamentit Evropian.


Në takimin e parë të mbajtur me rastin e themelimit të Grupit, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me deputetët, Elmi Reqica – Kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme dhe Njomza Emini – Kryesuese e Komitetit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, falënderuan eurodeputetët e pranishëm për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në agjendën evropiane. Ministri Hoxhaj mirëpriti numrin e lartë të eurodeputetëve prezent, duke konfirmuar se Kosova ka shumë miq në Parlamentin Evropian.