Follow us on:

Ambasadori Bernard Nikaj dorëzoi letrat kredenciale Dukës së Madh Henri në Luxemburg

Luksemburg, 4 maj 2017 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës dhe Dukatën e Madh të Luksemburgut, Bernard Nikaj, i dorëzoi letrat kredenciale lartësisë së tij, Dukës së Madh të Luksemburgut Henri dhe zyrtarisht mori detyrën e tij si ambasador jo-rezident i Republikës së Kosovës në Dukatën e Madhe të Luksemburgut.


Ceremonia e prezantimit të kredencialeve u zhvillua në Pallatin Dukal të Luksemburgut. Ambasadori Nikaj falënderoi lartësinë e tij për mbështetjen e madhe ndaj popullit të Kosovës. Ai gjithashtu siguroi Dukën e Madh Henri për angazhimin e tij për të bashkëpunuar ngushtë me autoritetet luksemburgase për të forcuar marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve, me qëllim të rritjes së shkëmbimit ekonomik dhe për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin në agjendën e Kosovës në BE. Duka i Madh Henri u interesua për zhvillimet në Kosovë dhe përkujtoi vizitën e tij gjatë vitit 2014. 


Ambasadori Nikaj u shoqërua në ceremoni Atasheu i Mbrojtjes, nënkolonel Ahmet Ajeti dhe Sekretari i Parë Valdrin Grainca.