Follow us on:

Ambasada në Bruksel në bashkëpunim me Universitetin e Lirë të Brukselit organizoi takimin përmbyllës të vizitës studimore të anëtarëve të Unionit të Studentëve të Kosovës

Bruksel, 17 maj 2017 - Unioni i Studentëve të Kosovës dhe zëvendës rektori i Universitetit të Lirë të Brukselit, vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel.

Ambasada e Kosovës në Bruksel në bashkëpunim me Universitetin e Lirë të Brukselit, organizoi takimin përmbyllës të vizitës studimore të anëtarëve të Unionit të Studentëve të Kosovës. Pas prezantimit të projektit nga rektori, Ramë Vataj, këshilltari i Ministrit për Arsim, Faton Fetahu dhe kryetari i USK, Arben Mehmeti, Ambasadori Nikaj mirëpriti iniciativën për themelimin e Unionit të Studentëve të Kosovës dhe ofroi përkrahjen e Ambasadës në ndërkombëtarizimin e Unionit dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit. Zëvendës rektori i VUB, Jan Dancjaert inkurajoi anëtarët e USK-së që të jenë aktiv dhe promovues të arsimimit të lartë në përputhje me standarde ndërkombëtare e Evropiane.