Follow us on:

Ambasadori Nikaj mori pjesë në ndeshjen e luajtur nga klubi FC Liburn Gjakova në kuadër të UEFA Futsal Cup në Luksemburg

Luksemburg, 26 gusht 2017 – Ambasadori Bernard Nikaj mori pjesë në ndeshjen e luajtur nga klubi FC Liburn Gjakova, ndeshje kjo e tretë në raundin preliminar të UEFA Futsal Cup, kundër klubit nga Luksemburgu, FC Differdange 03.

Liburni shënoi fitore të thellë me rezultat 6:2. Kjo ishte fitorja e tretë e arritur nga FC Liburn në rrugën drejt kualifikimit në raundin e ardhshëm që do të mbahet në Zagreb.

 

Përveç lojës së shkëlqyeshme të FC Liburn, kjo ndeshje u shqua edhe me një përkrahje të theksuar të pjesëtarëve të komunitetit tonë nga Luksemburgu, Belgjika, por edhe Zvicra, Franca e Gjermania.