Zëvendës – Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s
Bruksel, 28-29 shtator 2017 - Zëvendës – Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli në vizitën dy-ditore në Bruksel, zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s si, Përfaqësuesen e Lartë për Politik të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Johannes Hahn, Zëvendës – Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s Rose Gottemoeller, dhe eurodeputetët të Parlamentit Evropian.Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka njoftuar përfaqësuesit e Institucioneve të BE-së dhe NATO-s rreth zhvillimeve politike dhe procesit të Integrimit të Kosovës në BE.
Është biseduar gjithashtu rreth finalizimit sa më të shpejt të procesit të liberalizimit të vizave, duke theksuar rëndësinë e lëvizjes së lirë, nismat rajonale dhe perspektiva evropiane e të rinjëve në Kosovë.
Përfaqësuesit e BE-së dhe NATO-s kanë shprehur përkrahje ndaj avancimit të agjendës evropiane të Kosovë dhe integrimin e plotë të të gjithë rajonit.