Follow us on:

Ambasadori Nikaj nënshkroi versionet në gjuhët zyrtare të Traktatit të Komunitetit të Transportit

Bruksel, 9 tetor 2017 - Në një ceremoni të organizuar në Këshill, në prezencë të Presidencës Estoneze të BE dhe zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian, ambasadori Bernard Nikaj dhe ambasadorët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan gjuhët zyrtare të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, nënshkruese të Traktatit të Komunitetit të Transportit.

Kosova ka nënshkruar Traktatin gjatë samitit të Triestes në korrik, dhe deri sot të gjitha vendet e kanë bërë të njëjtën. Sot me përfundimin e procedurës së nënshkrimit, përmes nënshkrimit të versionet në të gjitha gjuhët zyrtare, i hapet rruga hapave të radhës, pra ratifikimit dhe zbatimit të këtij traktati.

 

Gjatë ceremonisë së sotme, përfaqësuesja e Presidencës Estoneze, Ambasadorja Kaja Tael spikati rëndësinë e këtij traktati në integrimin e infrastrukturës të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian si dhe rëndësinë që ky traktat e ka në ndihmesën që do t’i bëjë secilit nga vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.