Follow us on:

Ambasadori Nikaj takoi z. Geert Bourgeois, Ministër-President i Qeverisë së Flandrës

Bruksel, 10 tetor 2017 - Në takimin njoftues z. Bourgeois ofroi mbështetje forcimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e arsimit, kulturës dhe ekonomisë.

Takimi mes Ambasadorit Bernard Nikaj dhe Ministrit-President Geert Bourgeois ishte i karakterit njoftues dhe rritjes së bashkëpunimit mes Kosovës dhe Flandrës. Z. Bourgeois u interesua për zhvillimet e brendshme në Kosovë dhe procesin e integrimit evropian. 


Ambasadori Nikaj njoftoi për zhvillimet e brendshme dhe procesin e integrimit evropian, duke shprehur se Kosova është e përkushtuar të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, me qëllim të zhvillimit ekonomik është duke u vepruar në përmirësim të kushteve për ushtruar veprimtari biznesore. Për ilustrim, u përmend renditja e Kosovës nga vendi 120 në vendi e 60 brenda një kohe të shkurtë. Të dy palët u dakorduan të vazhdohet me intensifikim të bashkëpunimit.


Ministër-Presidenti z. Bourgeois u shoqërua në takim nga Sekretari i Përgjithshëm Dr. Koen Verlaeckt dhe këshilltarja për politikë të jashtme znj. May Persons. Ambasadori Nikaj u shoqërua nga Sekreatari i Parë, z. Valdrin Grainca.