Follow us on:

Në Bruksel u shënua 550 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeut

17 janar 2018 - Në kuadër të aktiviteteve të Vitit mbarë-kombëtar të Skënderbeut, sot në Bruksel, nën organizimin e Ambasadës së Shqipërisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ambasadës së Kosovës, komunës së Schaerbeek-ut dhe komunitetit shqiptarë, u shënua 550 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Ceremonia përkujtimore u zhvillua në sheshinPrévent-Delaunay në Komunën Schaerbeek ku dhe gjendet prej 50 vitesh statuja eHeroit Kombëtar vendosur nga komuniteti shqiptar me rastin e 500 vjetorit tëvdekjes.