Follow us on:

Pritje solemne me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Me 22 Shkurt 2018 Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel organizoi një pritje solemne në shënim të 10 vjetorit të shtetësisë së Kosovës.

Të ftuar në këtë pritje ishin përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Belgjikë, përfaqsues nga autoritetet belge, institucionet e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe përfaqësues nga diaspora jonë në Belgjikë. Në fjalën përshëndetëse për të pranishmit, Ambasadori i Kosovës z. Bernard Nikaj vuri theks në arritjet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat është përballur Kosova gjatë dekadës së parë të shtetndërtimit, për t’i lënë më pas fjalën një prej kontribueseve në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, të ftuarës së nderit znj. Ulrike Lunacek dhe raportuesi i sapoemëruar i Kosovës, z.Igor Soltes.


Në shenjë falenderimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, bendi muzikor i Forcës së Sigurisë së Kosovës intonoi himnin e Mbretërisë së Belgjikës, për t’I lënë vendin një atmosferere të këndshme të shkëmbimit të bisedave e urimeve miqsore shoqëruar me ushqim tradicional dhe verëra nga prodhimi më i mirë kosovar.