Follow us on:

Kosova dhe Luksemburgu thellojnë bashkëpunimin dypalësh

7 mars, Luksemburg – Ministrja e Integrimit Evropian, znj Dhurata Hoxha zhvilloi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Jean Asselborn. Ministrat shkëmbyen mendime për zhvillimet në Kosovë dhe regjion si dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. Ministri Asselborn theksoi mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut për liberalizimin e vizave dhe integrim në Bashkim Evropian. Ftoi për përmbushjen e standardeve evropiane. Ministrja Hoxha falenderoi Ministrin Asselborn për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut në zhvillimin e Kosovës si dhe përkrahjen e agjendës evropiane.

Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha dhe Ministri i Shëndetësisë, z. Uran Ismaili zhvilluan takime bilaterale në Luksemburg. Me këtë rast u nënshkrua marrëveshja për mbështetje të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe standardeve të Bashkimit Evropian.

 

Në takimin e Ministres Hoxha dhe Ismaili me Ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, z. Romain Schneider u bisedua për bashkëpunimin e mëtejm në kuadër të partneritetit zhvillimor. Ministrja Hoxha falenderoi palën luksemburgase për mbështetjen e zhvillimit socio-ekonomik të vendit dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë së Kosovës që të vazhdojë ky bashkëpunim. Po ashtu Ministri Ismaili vlerësoi lartë mbështetjen e Luksemburgut në fushën e shëndetësisë. Ministri Schneider vlerësoi partneritetin me institucionet e Kosovës, ai theksoi gatishmërinë që të vazhdohet me projekte të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve. Me këtë rast, Ministrja Hoxha dhe Ministri Schneider nënshkruan marrëveshjen për mbështetje të zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim dhe standardeve të Bashkimit Evropian.


Më pas takimi u vazhdua në formatin e Komisionit të Parneritetit ku u vlerësua zbatimi i projekteve në secilën fushë. 


Në një takimin mes Ministrave të Shëndetësisë, Ministri Uran Ismaili takoi Minstren Lydia Mutsch. Fillimisht Ministrja Mutsch theksoi të jetë e impresionuar me përparimin e Kosovës përkundër që tani ka vetëm 10 vite pavarësi dhe vlerësoi projektin e përbashkët në shëndetësi mes dy vendeve. Ministri Ismaili bëri një përshkrim të gjendjes në shëndetësisë duke veçuar si probleme kryesore mungesën e sigurimit shëndetësor, buxhetin e vogël dhe menagjimin e dobët. Ai falenderoi palën luksemburgase për mbështetje në një sektor me vështirësi të shumta. Informoi për planin e Ministrisë që të ofroj për qytetarët shërbime më të mira në shëndetësi. Ministrja Mutsch ofroi që planin nacional të shëndetësisë ta ndajë me Kosovën dhe në fusha të veçanta të ndihmoj me informacion.