Follow us on:

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Dr Bernard Nikaj morri pjesë në ngjarjen vjetore të Komitetit Evropian të Rajoneve për politikën e zgjerimit të BE

Me 3 dhe 5 Maj Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Dr Bernard Nikaj morri pjesë në  ngjarjen vjetore të Komitetit Evropian të Rajoneve për politikën e zgjerimit të BE, “Ditët e Zgjerimit” të organizuar për herën e katërt sivjet. Kjo ngjarje është organizuar me bashkëpunimin e Presidencën bullgare të BE-së, dhe ka për qëllim promovimin e qeverijes lokale në proceset e integrimit evropian.


Të enjten, më 3 maj, përfaqësuesit e Komitetit të Rajoneve anëtar të grupit punues për marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor diskutuan për ndërlidhjen e qeverisjes lokale me procesin e integrimit evropian, duke reflektuar mbi të gjeturat e raportit për vendin dhe strategjisë së zgjerimit. Udhëheqësi i Grupit punues, z. Franz Schausberger e hapi takimin dhe moderoi një panel me pjesëmarrje të Ambasadorit Nikaj, Eurodeputetit Lukas Mandl, Z. David Cullen shef i njësisë përgjegjëse për Kosovë në Komision Evropian dhe Z. Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës. 


Në intervenimin e tij Ambasadori theksoi rëndësinë e qeverisjes lokale si një mundësues i reformave evropiane në nivelin më të afërt me qytetarët. Ai theksoi aspektet e integrimit evropian që ndërlidhen me punën e Komunave. Ai gjithashtu foli për zgjedhjet lokale të mbajtura vitit të kaluar dhe për vlerësimin e përgjithshëm pozitiv që këto zgjedhje kanë marrë nga misioni mbikëqyrës i BE. Ambasadori po ashtu përmendi edhe agjendën legjislative që do të ndikoj në përmirësimin e qeverisjes lokale.


Seanca e përbashkët plenare të mbajtur të premten më 4 maj pat pjesëmarrje të të nivelit të lartë, duke përfshirë Komisionerin Hahn, Presidentin e Komitetit të Rajoneve Karl-Heinz Lambertz, përfaqësues të Presidencës Bullgare, dhe është pasuar nga një panel ekspertësh të cilët paraqitën vështrime kritike mbi sfidat e procesit të zgjerimit të BE. Një tjetër panel i përfaqësuesve të zgjedhur ktheu në nivelin e qeverisjes më të afërt me qytetarin - autoritetet lokale dhe rajonale. Tema që përcolli të gjithë ngjarjen është se një vend në procesin e anëtarësimit në BE-në do të duhet të përgatisë jo vetëm qeverinë dhe administratën e saj qendrore, por edhe nivelin lokal dhe rajonal - pasi ky nivel përfundimisht do të zbatojë pjesën më të madhe të legjislacionit të BE.


Në këtë ngjarje Kosova ishte edhe prezentë përmes një stendë me materiale promovuese mbi komunat dhe rajonet e ndryshme të Kosovës. Aty u shpërndanë material promovuese për turizëm, investime, kulturë, trashëgimi kulturore etj. Kjo stendë ishte e bashkë organizuar me Asociacionin e Komunave të Kosovës.