Follow us on:

Ambasadori Bernard Nikaj informoi Komisionin për Punë të Jashtme për procesin e integrimit evropian të Kosovës

Me ftesë të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit belg, Ambasadorët e Ballkanit Perëndimor shkëmbyen mendime me anëtarët e Komisionit për perspektivën evropiane të regjionit dhe rëndësinë e Samitit të Sofjes.


Në prezentimin e tij, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, z. BernardNikajfalenderoi shtetin belg për mbështetjen e Kosovës dhe regjionit në procesin e integrimit në Bashkim Evropian. Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret Samitin e Sofjes si rritje e vëmendjes për procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe është mirënjohëse Bullgarisë për përkushtimin e treguar gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.


Lidhur me perspektivën evropiane Ambasadori veçoi vizitën e krerëve të BE-së në Kosovë dhe regjion. Për Kosovën ka shumë rëndësi liberalizimi i vizave sepse paraqet mundësi për lëvizje të lirë dhe afrim më të shpejtë të shoqërisë me atë të BE-së. Sa i përket integrimit evropian, shoqëria kosovare është e përcaktuar për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe hapi i ardhshëm është aplikimi për statusin e kandidatit.


Më tej, gjatë sesionit pati shkëmbime të mendimeve me anëtarët e Komisionit.