Follow us on:

Simpoziumi "Skënderbeu: një mit kombëtar, një hero evropian"

Më 29 shtator 2018, në komunën e Namurit në Belgjikë, Shoqata “Nënë Tereza” me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë organizoi në kuadër të vitit të Skënderbeut simpoziumin me temën “Skënderbeu: një mit kombëtar, një hero evropian.”

Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Bernard Nikaj dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë znj. Suela Janina përshëndetën të pranishmit duke ritheksuar rëndësinë e këtij organizimi dhe të prezantimit të figurës së Skenderbeut si hero të shqiptareve dhe të Evropës. Po ashtu, në simpozium të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Namurit, z. Maxime Prevot, i cili mbajti një fjalë rasti, si dhe shumë deputet lokal dhe federal Belg.

Simpoziumi u organizua në dy pjesë, në pjesën tematike historianët, z. Lek Pervizi, prof.dr. Nuri Bexheti, prof. Ardian Marashi dhe z. Safet Kryemadhi prezantuan kumtesat e tyre mbi jetën dhe veprën e heroit kombëtar dhe evropian Skënderbeut. Kurse, në pjesën artistike të simpoziumit, grupe kulturore të diasporës shqiptare në Belgjikë prezantuan pika të ndryshme artistike.