Follow us on:

Alketa Xhafa-Mripa, artiste nga Londra e lindur në Kosovë, flet për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë në Parlamentin Evropian

Me kërkesë të Ambasadës së Kosovës në Bruksel, Komiteti për të Drejtat e Grave dhe Barazinë Gjinore dhe Komiteti për Zhvillim i Parlamentit Evropian, kanë ftuar artisten nga Londra, Alketa Xhafa Mripa, e lindur në Kosovë, për të diskutuar me anëtarët e Parlamenti Evropian për punën e saj në lidhje me dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Alketa, një aktiviste e guximshme e artit është një avokate e pasionuar për të vërtetën dhe të drejtat e njeriut. Lufta për fuqizimin e grave që jetojnë në shoqëri të shtypura është pjesë e rëndësishme dhe emocionale e aktivitetit të saj artistik. Alketa është autore e fushatës së ndërgjegjësimit të quajtur 'Thinking of You', ku ajo ka përdor një stadium të futbollit në Prishtinë si platformë mbi të cilën prezantoi me mijëra veshje të grave të dhunuara. Ky ishte një mesazh fuqishëm për të mbijetuarit e dhunës seksuale, duke synuar të shpërthejë heshtjen që mbizotëronte në raport me temën e përdhunimit gjatë kohës së luftës.