Follow us on:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli në vizitë zyrtarte në Belgjikë

Në datat 19-22 nëntor 2018, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli qëndroi për në një vizitë pune në Belgjikë. Gjatë kësaj vizite z. Veseli takoi udhëheqësit e parlamentit Belg, përfaqësues të BE-së në Bruksel dhe përfaqësues të diasporës. Më datë 20 nëntor Kryeparlamentari Veseli takoi znj. Christinë Defraigne, Kryetare e Senatit Belg, një grup të deputetëve të Parlamentit Evropian: z. Eduard Kukan, z. Tonino Picula, z.Andrey Kovatchev, znj. Dubravska Suica dhe z. Igor Soltes, si dhe në mbrëmje udhëtoi për Bruzh ku u takua me përfaqësues të komunitetit.

Më datë 21 nëntor z. Veseli takoi disa nga anëtarët e grupit të miqësisë Kosovë-Belgjikë në parlamentin Belg: z. David Geerts, z. Paul Van Den Driessche, dhe znj. Guler Turan, si dhe z. Dirk Van der Maelen, Kryetar i Komitetit për marrëdhënie me jashtë në dhomën e Përfaqësuesve dhe z. Siegfried Bracke, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Belg.

Vizita e Kryeparlamentarit Veseli u përmbyllë me një ceremoni të organizuar në Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës, në të cilin rast z. Veseli vendosi kurorë tek varri i ushtarit të panjohur në Bruksel.