Follow us on:

Ambasadori Nikaj merr pjesë në takimin e gjashtë përgatitor të KPSA

Bruksel, 4 shkurt 2019 - Ambasadori Nikaj merr pjesë në takimin e gjashtë përgatitor të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Evropian në Bruksel

Ambasadori Nikaj pati mundësinë të shkëmbejë pikëpamjet me anëtarët e Parlamentit Evropian, Komisionin Evropian dhe ShEPJ për temat relevante, me fokus në: Sundimin e Ligjit, Liberalizimin e Vizave, Axhendën Evropiane të Kosovës, Dialogun Politik dhe Reformat Ekonomike. Takimi u moderua nga Bashkë-kryesuesi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA), z. Tonino Picula, Anëtar i Parlamentit Evropian, ndërsa deputetë të ndryshëm gjithashtu morën pjesë në diskutim. Takimi i gjashtë i KPSA, mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit Evropian do të zhvillohet më 14 shkurt 2019, në Strasburg.