Follow us on:

Ambasadori Bernard Nikaj takon Grupin e Profesionistëve të Rinj në Politikë të Jashtme

6 Janar 2019 - Ambasadori Bernard Nikaj takoi Grupin e Profesionistëve të Rinj në Politikë të Jashtme “YPFP Brussels” për të diskutuar në lidhje me politikën e zgjerimit të BE-së dhe integrimet Euro-Atlantike të Kosovës.

Diskutimi u mbajt në zyrat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel dhe u organizua në bashkëpunim me YPFP Brussels si pjesë e programit të tyre mujor të takimeve me Ambasadorë.