Follow us on:

Ne Bruksel shenohet 11 vjetori i pavarsisë së Kosovës

Më 26 Shkurt 2019 Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel organizoi një pritje solemne në shënim të 11 vjetorit të shtetësisë së Kosovës.

Të ftuar në këtë pritje ishin përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Belgjikë, përfaqësues nga autoritetet belge, institucionet e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe përfaqësues nga diaspora jonë në Belgjikë.

Në fjalën përshëndetëse, Ambasadori i Kosovës z. Bernard Nikaj përmendi arritjet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat është përballur Kosova gjatë 11 viteve të fundit. Ndër të tjera Ambasadori Nikaj theksoi progresin e arritur në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, rritjen ekonomike të vendit, avancimet në fushën e rendit dhe ligjit, si dhe tranzicionin e FSK në një ushtri moderne e cila do të kontribuoj në paqe dhe stabilitet në rajon.

Mysafirët patën rastin të shijojnë ushqimet tradicionale nga Kosova të shoqëruara me verën dhe birrën vendore nën tingujt e bukur të Harpës, performuar nga artistja e talentuar Bujana Ahmeti.