Përfundon trajnimi i diplomatëve dhe shërbyesve civilë të Kosovës në Belgjikë
Bruksel, 24 maj 2019 - Ministria e Punëve të Jashtme të Belgjikës në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel kanë organizuar një trajnim pesëditor për dhjetë diplomatë dhe shërbyes civil të Kosovës në Belgjikë.Bruksel, 24 maj 2019 - Ministria e Punëve të Jashtme të Belgjikës në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel kanë organizuar një trajnim pesëditor për dhjetë diplomatë dhe shërbyes civil të Kosovës në Belgjikë.
Qëllimi i trajnimit ishte informimi i zyrtarëve nga Kosova në lidhje më politikën e jashtme belge, procesin e koordinimit brenda Bashkimit Evropian, duke përfshi edhe Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, si dhe njohjen me politika të tjera si sundimi i ligjit, migracioni, siguria etj.
Pjesë e këtij programi ishin vizita në Parlamentin Evropian, Komisionin Evropian, Parlamentin e Belgjikës si dhe takime me përfaqësuesit e komuniteteve dhe rajoneve belge. Po ashtu, zyrtarët nga Kosova patën rastin të vizitojnë qytetin e Bruzhit ku takuan edhe përfaqësuesit Kolegjit Evropian.