Follow us on:

Vizitë e suksesshme e kompanive Kosovare të përpunimit të drurit në Belgjikë

Bruksel, 17 maj 2019 - Ambasada Republikës së Kosovës në Bruksel, me datë 15, 16 dhe 17 maj, ka organizuar takime të shumta për përfaqësuesit e kompanive për përpunimin e drurit nga Kosova në Belgjikë.

Ky organizim u realizua në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOWER Private Sector, Sida dhe Shoqatën e Përpunueseve të Drurit të Kosovës, ndërsa pjesëmarrës në këto takime ishin kompanitë nga Kosova: “Candeo”, “Albed”, “Ciao Berto”, “Elnor/Ukaj” dhe “Shehu”.

Qëllimi i kësaj vizite ishte prezantimi kompanive nga Kosova në Belgjikë si dhe krijimi i mundësive për zgjerim të tregut për industrinë e përpunimit të drurit përmes organizimit të takimeve B2B ndërmjet prodhuesve nga Kosova dhe kompanive belge.

Përfaqësuesit e kompanive nga Kosova kishin takime të shumta edhe në pjesën flamane edhe në valoni, si dhe takime me përfaqësues nga diaspora shqiptare që punojnë në sektorin për përpunimin e drurit. Këto takimet rezultuan me interesim serioz për bashkëpunim të dyanshëm.