Follow us on:

Bashkësia Katolike Shqiptare në Belgjikë organizoi meshë për festën e Shën Nënë Terezës

Bruksel, 8 shtator 2019 - Bashkësia Katolike Shqiptare në Belgjikë organizoi meshë për të shënuar Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Mesha u kremtua nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në kishën Notre-Dame de Laeken në Bruksel.

Në këtë meshë morën pjesë një numër i madh i pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Belgjikë.
Të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës, z.Bernard Nikaj; Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj.Suela Janina; si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në NATO, z.Visho Ajazi.