Follow us on:

Kryeministri Thaçi diskuton me Komisionerin Füle intensifikimin e marrëdhënieve me BE-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar Komisionerin për Zgjerim Štefan Füle për të arriturat drejt një qeverisjeje të mirë, efektive dhe transparente, për sundimin e rendit dhe ligjit si dhe për përfshirjen gjithnjë e më të madhe në jetën institucionale të të gjitha komuniteteve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin drejt anëtarësimit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hapat pas dorëzimit të pyetsorit për marrëdhëniet tregtare BE-Kosovë si dhe për gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të pranuar kriteret që duhet plotësuar për liberalizim të vizave.

Ndër të tjera, bashkëbiseduesit kanë ritheksuar zotimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kosovare dhe EULEX-it, sidomos në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.