“Mbrëmje kosovare” në festivalin CinEast në Luksemburg
Luksemburg, 3 tetor 2019 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel, në bashkëpunim me organizatorët e festivalit CinEast Festival në Luksemburg, do të organizoj “Mbrëmjen Kosovare”.Në këtë mbrëmje do të shfaqet filmi Aga's House i cili do të përcillet me një koktej rasti.
Filmi Aga’s House do të shfaqet më 12 tetor 2019, në ora 20:00, në adresën në vijim:
Place du Théâtre 17, Luxembourg.
Vlerësimet e deritanishme për këtë film janë tejet pozitive, prandaj i ftojmë të gjithë bashkëatdhetarët dhe të gjithë të interesuarit që të na bashkohen për të kaluar një natë të bukur së bashku në Luksemburg.
Në linkun e mëposhtëm gjeni informata të detajuara për festivalin si dhe një përmbledhje të shkurtër të filmit:
www.cineast.lu/2019/gallery/6842/cineast2019_flyer_programme.pdf?ver=1570004888&fbclid=IwAR1HEh83Vo4c3Bxhe5pldvwjXfHV1oq3l52z94J8R-roMDffCgljXFS5bAk