Follow us on:

“Mbrëmjen Kosovare” në Luksemburg

Luksemburg, 12 tetor 2019 - Në festivalin e njohur të filmit CinEast Festival në Luksemburg, Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me organizatorët e festivalit organizuan “Mbrëmjen Kosovare”.

Në një sallë të mbushur plotë nga bashkatdhetarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Kosovës në Luksemburg, u shfaq filmi Aga’s House.

Në hapje të kësaj mbrëmje të pranishmëve iu drejtua Ambasadori Bernard Nikaj, i cili i falënderoi të pranishmit për interesimin e madh, dhe i ftoi që pas filmit të bashkohen në koktejin ku u shërbyen ushqime tradicionale nga Kosova.