Follow us on:

Ambasadori Nikaj priti një grup studentësh të diasporës kosovare në Belgjikë

Bruksel, 24 shkurt 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, z. Bernard Nikaj, priti në Ambasadë një grup studentësh të diasporës kosovare në Belgjikë, me të cilët diskutoi mbi historinë e Kosovës, zhvillimet e tanishme politike, ekonomike e shoqërore si dhe mbi vizionin për të ardhmen.

Ky takim ishte pjesë e një sërë aktivitetesh të organizuara nga Organizata Studentore Shqiptare VLERA, e cila si temë kryesore të aktiviteteve ka zgjedhur: “Kosova, 20 vjet pas çlirimit!”.