Follow us on:

Ambasadori Dugolli prezanton para Delegacionit të PE-së për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën

Në Parlamentin Evropian u mbajt sot takimi përgatitor për mbledhjen e tretë ndër-parlamentare të Kuvendit të Kosovës dhe PE-së.

Në takimin e kryesuar nga z. Eduard Kukan, Kryetar i Delegacionit për Marrëdhenie me Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinen, Malin e zi, Serbinë dhe Kosovën, Ambasadori i Kosovës, Ilir Dugolli prezantoj gjendjen politike dhe ekonomike të Kosovës si atë të marrëdhënieve aktuale me Bashkimin Evropian.

Ambasadori Dugolli prezantoi para deputetëve të pranishëm ecuritë e Kosovës në fushën e legjislacionit, gjyqësorit, të administratës publike, sigurisë, ekonomisë dhe marrëdhënieve me jashtë. Ambasadori Dugolli i theksoi edhe sfidat me të cilat po përballet Kosova, duke prezantuar gjithashtu në detaje hapat të cilët po ndërmerren nga institucionet kosovare drejt krijimit të kushteve për liberalizim të vizave dhe përafrim të Kosovës me BE-në.