Follow us on:

Ambasadori Zemaj në Samitin e Sofjes foli për nevojën e forcimit të angazhimit Transatlantik dhe rolin e Kosovës në rajon

Sofje, 12 dhjetor 2020 - “Një ditë së shpejti, Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-s. Është një prej qëllimeve tona. Influenca ruse në rajon është rritur dukshëm, prandaj rritja e prezencës së SHBA-ve dhe NATO-s në rajon është jashtëzakonisht e rëndësishme”. Kështu është shprehur Ambasadori Astrit Zemaj, Shef i Sektorit për Marrëdhënie me Institucionet e Bashkimit Evropian, njëherësh I Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Repubikës së Kosovës në Bruksel.

Ambasadori Zemaj e ka bërë këtë deklaratë në Samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “Drejtimi i Ri - Fondacioni për Reformë në Evropë", që po zhvillon punimet në Sofie të Bullgarisë, nën drejtimin e zv.Presidentit të Fondacionit, njëherësh Eurodeputet i Parlamentit Evropian, z. Angel Dzhambazki (MEP).

Në cilësinë e panelistit në Panelin e Parë me temën: "Forcimi i Angazhimit Transatlantik në Ballkanin Perëndimor", Ambasadori Zemaj ka folur për të arriturat e Republikës së Kosovës, nevojën e integrimit sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, për paqën dhe sigurinë në ketë pjesë të Evropës, si dhe për rolin e akterëve tjerë si Rusia dhe Kina.

Ambasadori Zemaj ka përmendur edhe
zhgënjimin e Republikës së Kosovës rreth mosliberalizimit të vizave, si dhe tema tjera me rëndesi jo vetëm për Kosovën dhe Ballkanin Përëndimor.

Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, z. Zemaj me këtë rast ka falënderuar edhe njëherë shtetin e Bullgarisë dhe Ministren e Punëve të Jashtme (e cila poashtu iu drejtua kësaj konference, znj. Ekaterina Zaharieva), për mbështetjen e parezervë dhënë Kosovës dhe proceseve të integrimit evropian të vendit tonë.

Midis panelistëve, eurodeputetit bullgar Angel Dzhambazki dhe atij suedez Charlie Weimers, edhe panelistët e tjerë, Jan Surotchak nga Strategjia Transatlantike - Instituti Republikan Ndërkombëtar (SHBA) dhe Jacqueline Dow nga Divizioni i Çështjeve Politike dhe Sigurisë së Partneritetit Perëndimor e Çështjeve Politike në NATO, kishte pajtueshmëri për drejtimin që duhet ndjekur, dhe që të gjithë potencuan rëndësinë e integrimeve euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor si dhe rëndesinë e këtij rajoni për paqën, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.