Follow us on:

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga ambasadori Astrit Zemaj, zhvilloi takime zyrtare në Bruksel

Bruksel, 12 janar 2021 - Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, e shoqëruar nga ambasadori Asrit Zemaj, dhe këshilltarja Learta Hollaj ka takuar komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi, presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli dhe grupin e miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian.

Kurse në mbrëmje e shoqëruar nga ambasadori Zemaj, u.d. presidentja Osmani, ka zhvilluar darkë pune me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, u.d. presidentja njëherësh edhe kryetare e Kuvendit, u prit në takim në Parlamentin Federal të Mbretërisë së Belgjikës nga Stephanie D’Hose, presidente e Senatit dhe Eliane Tillieux, presidente e Dhomës së Përfaqësuesve.

Po ashtu, në ditën e dytë të vizitës në Bruksel, u.d. presidentja Osmani e priti në takim jo-formal ambasadoren Anick Van Calster, drejtoreshë e përgjithshme për Çështje Bilaterale në Ministrinë e Jashtme të Belgjikës.