Follow us on:

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, znj. Vlora Çitaku diskuton për Kosovën pas mendimit të GJND-së

Gjatë kthimit nga Nju Jorku pas sesionit të AP të OKB-së, Zëvendësministrja Çitaku ka qëndruar në Bruksel, ku morri pjesë në debatin e GMF-së dhe realizoi një numër takimesh.

Znj. Çitaku iu adresuar audiencës së respektuar të GMF-së si pjesë e panelit “Vendimi i GJND-së për Kosovën  - kah tutje?”, duke ndarë mendimet  rreth hapave të mëtejmë pas konfirmimit nga ana e GJND-së të legalitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjatë qëndrimit të saj të shkurtë në Bruksel, znj. Çitaku pati edhe një vistër takimesh në Parlamentin Evropian dhe me Përfaqësitë e Përhershme në BE.