Follow us on:

Prezantim i suksesshëm i artistëve nga Kosova në festivalin e Jazzit në Bullgari

Sofje, 6 qershor 2018 - Pjesëmarrja e tre artistëve të rinj nga Kosova, Urim Salihu dhe motrat binjake Eda dhe Elda Korqa, ka rezultuar me një tjetër sukses në një ngjarje garuese me karakter ndërkombëtarë. Në festivalin ndërkombëtar Pop, Rock dhe Jazz, që mbahet tradicionalisht në Gornja Orahovica në Bullgari, vendin e parë e ka fituar këngëtari Urim Salihu me këngën “Xhelozi”, vlerësim ky i dhënë nga një juri kredibile në përbërje të artistëve; Mimi Ivanova, Milena Dobreva, Sheki Hoxha, si dhe artistë të tjerë profesionistë.

Me këtë rast, çmimin e parë e ka ndarë ambasadori i RKS-së në Sofje, Shpend Kallaba, i cili duke vlerësuar pjesëmarrjen e të rinjve nga Kosova në këtë festival, tha se arritjet e tilla janë një inkurajim shtesë në ndërtimin e karrierës së artistëve të rinj. Po ashtu, ambasadori Kallaba ka thënë se prezantime të tilla të suksesshme në ngjarje kaq të rëndësishme kulturore janë mundësia me e mirë e përfaqësimit real te imazhit te Kosovës, dhe njëherësh një mundësi e mirë për të lidhur ura bashkëpunimi në mes vendeve e popujve.


Duhet theksuar se artistët pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin nën përkujdesjen e kompozitorit dhe kitaristit të njohur Shefqet Hoxha, dhe të fascilituar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e RKS-së.


http://www.g-oryahovica.org/2011-11-27-00-09-48/2011-11-27-00-10-45/6438---grammys-------i----.html