Follow us on:

Trupi diplomatik ne Sofje organizon pritje lamtumirëse për Ambasadorin Kallaba

Sofje, 20 korrik-Trupa Diplomatike e akredituar ne Sofje ka organizuar një pritje lamtumirëse me rastin e përfundimit te mandatit te Ambasadorit te Republikës se Kosovës ne Sofje Shpend Kallaba.

Duke bërë një kronologji te viteve te shërbimit ne Sofje, ne shenje falënderimi per bashkëpunimin e treguar, Ambasadori Kallaba ka falënderuar Ambasadoret dhe diplomatet e pranishëm ne këtë pritje, duke vlerësuar raportet e mira qe janë ndërtuar per këto vite dhe duke shpresuar se te njëjtat do te vazhdojnë te ndërtohen mbi këto themele te sinqerta.


“ Ju falënderoj për kohen qe keni gjetur ne oraret tuaja të ngarkuara për të ardhur këtu për të thënë lamtumirë për mua dhe bashkëshorten time. Natyrisht, koha fluturon më shpejt kur dikush është i lumtur, dhe për të qenë i sinqertë ne kemi qenë vërtet shumë te lumtur ne Sofje. Andaj unë, gruaja ime Shqipe dhe Stafi i Ambasadës jemi te nderuar me praninë tuaj këtu dhe shfrytëzojmë rastin tu falënderojmë sinqerisht dhe ne emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës”- tha Ambasadori Shpend KALLABA.


Po ashtu duke folur për aktivitetet gjatë qëndrimit ne Bullgari, Ambasadori Kallaba ka thënë se diplomatët ne fakt janë lloj nomadësh. “ Ne ndërtojmë ura midis shteteve, kombeve, institucioneve dhe njerëzve. Për këtë arsye ne arrijmë, qëndrojmë dhe ikim. Kur të vijë koha e nisjes dhe madje edhe nëse kemi një ndjenjë të përmbushjes së detyrës tonë, ndiejmë peshën e lamtumirës për përvojat personale dhe kulturore dhe për miqtë që lëmë pas” .


Ndërkaq duke bere një përshkrim te rrjedhës se punës në Sofje, Ambasadori Kallaba tha se gjithë energjinë e tij e kishte te përqendruar ne përmirësimin e marrëdhënieve ne mes dy vendeve, me theks te veçantë ne thellimin e bashkëpunimit ekonomik. “Gjatë këtyre 6 viteve kam përjetuar momente të mëdha politike dhe diplomatike, gjatë këtyre 6 viteve kemi arritur të forcojmë marrëdhëniet diplomatike dhe të arrijmë shumë marrëveshje duke filluar nga Ministritë e ndryshme, Akademitë e Shkencave, Universitetet, bibliotekat, arkivat, shkollat, televizionet kombëtare, ngjarjet artistike, balet, muzikantët, sportet dhe kaq shumë kontakte të tjera rreth e rrotull. Të gjitha këto arritje u realizuan fale kontributit të madh që më është dhënë nga institucionet e Qeverisë Bullgare dhe për këtë gjë ne jemi shume mirënjohës ndaj tyre”.


Kam pasur mundësi të udhëtoj në të gjitha anët e këtij vendi të gjerë dhe të bukur, nga Albena, Varna, Sllanchevbrag, Burgas, Pllovdiv, Veliko Ternovo, Ruse, Bllagojevgrad, Banjsko deri në Sandanski. Kudo që kam vizituar, unë jam përshëndetur nga njerëz të ngrohtë dhe mikpritës. Ky ka qenë privilegji im i madh për të përjetuar diversitetin dhe vitalitetin e jashtëzakonshëm që përcaktojnë këtë vend të mrekullueshëm”.


Një fjalë te veçantë falënderimi Ambasadori Kallaba ka bere edhe për stafin e Ambasadës, diplomatët dhe zyrtarët, të cilët sipas tij me përkushtimin dhe miqësinë e tyre kane dhënë një kontribut madhor në arritjen e objektivave dhe rezultateve në përmbushje te misionit.


“Një fjalë falënderuese për gruan time Shqipe e cila ka përfaqësuar Kosovën ne mënyrën me te mire te mundshme në qarqet e diplomacisë shoqërore. Në përfundim, më lejoni të shpreh përsëri, në emër të gruas time, kolegeve te mi nga Ambasada e Kosovës në Sofje, dhe në emrin tim, vlerësimin tonë , për praninë tuaj, dhe për gjithë mbështetjen dhe kujdesin që gjithmonë ma keni dhuruar”- ka deklaruar Ambasadori Kallaba ne fund te fjalës se tij duke thënë se ata do te jene çdoherë te mirëpritur ne Republikën e Kosovës.


Ndërkaq ne emër te Trupit Diplomatik te Akredituar ne Sofje, ka folur Ambasadori i Ukrainës Mykola Baltazhi, i cili ka falënderuar Ambasadorin Kallaba personalisht dhe ne emër te të gjithë diplomateve për bashkëpunimin e treguar gjate këtyre viteve te shërbimit ne Sofje. Ai duke i uruar sukses ne vazhdimin e karrierës ka vlerësuar se personaliteti i Ambasadorit Kallaba ka bere qe raportet ndërmjet ambasadave te përshkohen me thellim te bashkëpunimit dhe fryme te vazhdueshme pozitive.